Analiza

LG G3 tejkalon shitjet e Galaxy S5 në Kore

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
LG G3 tejkalon shitjet e Galaxy S5 në Kore

gsmarena_001Duke ditur ku qëndrojnë dy kompanitë me dërgesat e smartfonëve të tyre më të mirë, ju do të prisni që Galaxy S5 të tejkalojë në shitje konkurrentin e LG me një rezultat të suksesshëm duke pasur parasysh sesa sa cilësore janë këto dy pajisje.

Duke përfituar nga një lançim me probleme të Galaxy S5 në Korenë e Jugut, LG G3 ka arritur të tejkalojë në shitje rivalin me një raport 3 me 1 në ditët e para të disponueshmërisë së tyre. Sipas burimeve Koreane shitjet e Galaxy S5 gjatë kësaj periudhe kanë qenë mes 7000 dhe 8000, ndërsa LG G3 ka dërguar 25000 deri ne 30000 të tilla çdo ditë.

Fakti se kompanitë koreane duhej ta lançonin Galaxy S5 përpara datës së caktuar dhe përpara se fushatat reklamuese të fillonin rezultuan në një lançim me problem. Gjithashtu trupi i LG G3 i cili ngjan me një metal dhe ekrani i hollë Quad HD kanë ndihmuar shumë pajisjen.

LG këto dy vitet e fundit ka prodhuar smartfonë mjaft të mirë dhe është një problem i vërtetë që nuk kanë arritur asnjëherë të jetë një konkurrent potencial në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>