Harduer

LG G4 do të karakterizohet nga një ekran 5.5 inç Quad HD

Apr 5 2015
0 Shpërndarje
LG G4 do të karakterizohet nga një ekran 5.5 inç Quad HD

LG_G3_Review (11)-970-80

Shumë shpejt kompania LG do të sjellë në treg smartfonin e saj më të ri i cili premton një përmirsim në çdo aspekt të tij Gjatë një lajmërimi ditën e premte, LG nuk përmendi emrin e smartfonit të saj të ardhshëm por ajo zbuloi vetëm se do të mbajë një event në datën 28 prill. Ekspertët e kësaj industrie parashikojnë se ky produkt mund të jetë LG G4 dhe vjen si pasardhës i smartfonit G3. Por këtë vit LG do të përballet me një sfidë për shkak të konkurencës në treg nga iPhone 6 dhe Galaxy S6.

Ekrani i ri 5.5inch QHD ofron një rezolucion 2560×1440, katër herë më të lartë se standarti HD me parametra 1280×720. Përveç kësaj ai ka 538 piksel në çdo inch. LG gjithashtu premton ngjyra më të mprehta dhe më qarta si pasojë e përdorimit të spektrit të ngjyrave 120%, i cili tregon gamën e plotë të ngjyrave në dispozicion. Përsa i përket kontratit ai është 50% më i lartë se në ekranet konvecionalë QHD LCD dhe një ndricim 30% më të lartë dhe këto pa pasur nevojë për një konsum më të lartë energjie. Ndjeshmëria në prekje është një faktor tjetër për të cilin LG krenohet për ekranin të ri (PC World Albanian)

Tags >

LG G
Lajmet e fundit>