Harduer

LG G6 në shitje në 24 shtete Evropiane nga 24 Prilli

Apr 20 2017
0 Shpërndarje
Samsung Galaxy S8-ta vjen vetëm katër ditës më pas. Debutimi në Evropë vjen një muaj pas shitjeve të para në Korenë e Jugut dhe dy javë pas Shteteve të bashkuara. LG G6 në shitje në 24 shtete Evropiane nga 24 Prilli Photo Source: Cnet

24 shtete Evropiane dhe 33 kompani celulare do të fillojnë shitjen e LG G6 në evropë javën e ardhshme duke filluar nga dita e Hëne. Në mesin e këtyre vendeve janë Gjermani, Britania, Franca dhe Itali.

Samsung Galaxy S8-ta vjen vetëm katër ditës më pas. Debutimi në Evropë vjen një muaj pas shitjeve të para në Korenë e Jugut dhe dy javë pas Shteteve të bashkuara.

Telefoni do të shitet edhe në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi po jo në Kinë. Disa prej specifikave të LG G6 janë ekran 5.7 inç “Full Vision” QuadHD+, certifikimi IP68, dy kamera 13 megapiksel, asistenti i Google dhe HDR10.

Telefoni do të ketë kosto fillestare prej 749 Eurosh kur të dalë në shitje. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG G6
Lajmet e fundit>