Lajmet

LG G6 telefoni i parë me asistentin virtual të Google

Jan 22 2017
0 Shpërndarje
LG është në bisedime për të integruar asistentin virtual të Google në flagshipin e ardhshëm të kompanisë, LG G6. Mundësitë ngelen të hapura edhe për asistentin Amazon Alexa gjithashtu. LG G6 telefoni i parë me asistentin virtual të Google

Gjer më sot janë vetëm Google Pixel dhe Pixel XL telefonët të cilët përmbajnë asistentin virtual të Google i prezantuar më 4 Tetor.

Nëse asistenti i Google arrin në në LG G6, ky do të ishte rasti i parë që projekti ambicioz i Google ofrohet në një telefon tjetër.

LG gjithashtu do të ishte kompania e dytë pas Huawei që pritet të implementojë asistentin virtual të Amazon, Alexa. Kompania prej kohësh e ofron në disa prej paisjeve si SmartThinQ Hub dhe Instaview.

Së bashku me Apple, Google dhe Amazon mund të përfundojnë në një betejë të asistentëve virtualë. Pritet që LG të prezantoi telefonin e ri muajin e ardhshëm në Kongresin Mobil Botëror. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>