Harduer

LG-ja konfirmon se smartfoni G3 do të ketë një ekran 5.5 inç

May 25 2014
0 Shpërndarje
LG-ja konfirmon se smartfoni G3 do të ketë një ekran 5.5 inç

LG_G3_Mini_xx8p2zKompania LG ka postuar një video ku shfaqet smartfoni i ardhshëm flagshipi i kompanisë G3 duke konfirmuar se vjen me një ekran 5.5 inç. E postuar në YouTube nga kanali zyrtar i LG Mobile Global, videoja është e shkurtër duke mos zbuluar detaje të tjera të tilla si rezolucioni i ekranit, por klipi sugjeron se pajisja do të ketë një ekran relativisht të madh.

Një lëvizje e zgjuar për pajisje me ekran të madh pasi që është më i lehtë për tu mbajtur në dorë dhe askush nuk do të pëlqente një smartfon i cili nuk është komfort në dorën e një përdoruesi.

Ndërkohë që ka pasur disa informacion të rrjedhura vazhdimisht kohët e fundit rreth pajisjes, ky mbetet i vetmi informacion zyrtar nga LG rreth madhësisë së ekranit. Për konfirmimin e specifikave të tjera do të na duhet të presim deri në zbulim e plotë të smartfonit ditën e martë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>