Harduer

LG konfirmon ekranin OLED për V30

Aug 3 2017
0 Shpërndarje
Do të jetë telefoni i parë OLED i LG-së që nga G Flex 2 i cili u prezantua dy vite e gjysëm më parë. LG konfirmon ekranin OLED për V30

LG tha se flagshipi i ardhshëm, i cili thuhet se është LG V30, do të ketë një ekran 6 inç OLED. LG e përshkruan ekranin me termin FullVision, kur sipas kompania telefoni do të ketë një raport 18:9 dhe skaje më të holla ashtu si G6.

Ektani do të mbulojë 109% të hapësirës DCI-P3 të ngjyrave dhe do të ofrojë mbështetje për HDR10 por edhe realitetin virtual.

Do të jetë telefoni i parë OLED i LG-së që nga G Flex 2 i cili u prezantua dy vite e gjysëm më parë.

Megjithatë telefoni do të jetë më i vogël sesa V20, pavarësisht ekranit më të madh. Skajet e sipërme dhe të poshtme janë reduktuar me 20 deri në 50% dhe logoja e LG është zhvendosur në pjesën e pasme të telefonit.

LG thotë se është ekrani OLED që mundëson skaje të lakuara megjithatë sipas imazheve të paraqitura, kompania nuk ka arritur të shkojë aq larg sa edhe Samsung.

LG V30 pritet të prezantohet në shfaqen IFA në Berlin më 31 Gusht. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG V30
Lajmet e fundit>