Lajmet

LG lajmëron prodhimin e ekraneve 5 inçësh për smartfonë

May 28 2012
0 Shpërndarje
LG lajmëron prodhimin e ekraneve 5 inçësh për smartfonë
Nuk ka dyshime se shumë kompani po i tejkalojnë kufizimet sa i përket zhvillimeve të fundit të teknologjisë touchscreen për smartfonë, por tani LG duket se i ka tejkaluar akoma më shumë me lajmërimin që bëri për nxjerrjen e një ekrani prej 5 inçësh, përfshirë edhe rezolucionin 1080p.

Ekrani i ri do të ketë format 16:9, duke mundësuar një rezolucion HD prej 1920×1080 piksel, me 440ppi që përdor Advanced High Performance In-Plane Switching (AH-IPS), e cila mundëson përmirësim cilësie, kënd më të madh shikimi dhe reaksion më të shpejt.

Për krahasim, iPhone 4S i Apple përdor 3.5 inç, me rezolucion 960×640 të tipit “Retina” dhe me një densitet pikselësh prej 326ppi. Ndërsa, Samsung Galaxy S3 përdor ekran 4.8 inç, Super HD AMOLED me rezolucion 1280×720 piksel. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se rezolucioni më i madh i krijuar deri sot i përket Toshiba me 6.1 inç, e cila është e destinuar të përdoret për tableta dhe ofron 2560×1600 piksel me 498ppi.

Blerësit nuk do të duhet të presin shumë, pasi kjo teknologji e re do të dalë në treg në gjysmën e dytë të këtij viti, por gjithsesi ende nuk dihet se cila pajisje do ta përdor e para këtë teknologji. LG Displays thotë se ekrani i ri me rezolucion të lartë do të prezantohet në SID 2012 në Boston që do të fillojë më 4 qershor.

 
Çuditërisht, sipas CNet, ky ekran do të jetë ideal për LG Eclipse Prototype, fotot e të cilit janë publikuar para pak kohësh. LG premton se ky do të jetë smartfoni më i fuqishëm me procesor quad-core dhe 2GB RAM. Nëqoftëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë ekrani prej 5 inçësh do të ishte i përkryer. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>