Harduer

LG lançon modelin e smartfonit Nexus 4 me ngjyrë të bardhë

May 29 2013
0 Shpërndarje
LG lançon modelin e smartfonit Nexus 4 me ngjyrë të bardhë

Në një pranverë të mbushur më njësi të reja që futen në tregun e smartfonëve, LG ka paraqitur një model të ri për smartfonin e tij Nexus 4.

Ai do të jetë me ngjyrë të bardhë. Duke poseduar ekran 1280×768 HD prej 4.7 inç dhe teknologjinë Zerogap Touch të fuqizuar nga një procesor Qualcomm Snapdragon, Nexus 4 mund të thuhet që nuk ka nevojë për momentin për një pasardhës. Ka qenë një pajisje shumë e suksesshme e LG-së dhe një vitrinë e popullarizuar e sistemit operativ Android të Google.

Me telefonët e rinj të fuqishëm me Android si Samsung Google Edition, HTC One dhe Optimus Pro të LG-së që e mbushin tregun, Nexus ekziston në një fushë mjaft sfiduese. Në atë që është bërë si praktikë e zakonshme, lëshimi i fundit i një versioni të bardhë me specifikime identike me modelin e zi mund të mprehin rritjet.

Me gjithë suksesin e Nexus 4 si pajisje e LG-së, zëvendës presidenti i LG-së për Evropën, Kim Won, ka thënë që përveç mos-prodhimit të një Nexus 5, ka gjasë që ndërmarrja të mos prodhojë më pajisje të Google.

LG më vonë bëri një reagim ndaj asaj deklarate, duke thënë që nuk do të largonte mundësinë që të bashkëpunojë sërish me Google. Nëse pajisja e ardhshme qoftë ai tablet ose smartfon, nuk është pajisje e Google, ai me gjasë do të operojë ose në Windows 8 ose në sistemin operativ Firefox të Mozilla-s, pasi ndërmarrja nuk ka lajmëruar ndonjë plan për të zhvilluar sistemin e vet operativ.

Nexus 4 i bardhë planifikohet që të lëshohet gjatë javëve të ardhshme në Amerikën Veriore, Azi, Evropë dhe Lindje të Mesme. (PCWorld Albanian)

nexus 4

Tags >

LG
Lajmet e fundit>