Harduer

LG lançon PC-në Cinematic “të gjitha në një”

Sep 1 2013
0 Shpërndarje
LG lançon PC-në Cinematic “të gjitha në një”

LG gjatë ditës së premte ka lajmëruar një shtim të ri në vargun e vet të pajisjeve “Të gjitha në një PC”.

Pajisja e re LG Cinematic, vjen me një paraqitje të shkëlqyer IPS 21:9 Ultra të gjerë. Paraqitja e LG Cinematic IPS 21:9 u ofron përdoruesve një rezolucion prej 2560 x 1080 dhe vjen me funksionin e sistemit operativ të fundit të Microsoft, Windows 8, me një NVIDIA GeForce GT 640M GPU për përpunim të avancuar të grafikës.

Një veçori e shkëlqyer e kësaj pakoje të re është pamja-në-pamje (PIP) që iu mundëson përdoruesve lundrimin në internet derisa janë duke shikuar TV, së bashku me Pamjen Extra, që mundëson që një seksion i paraqitjes të përdoret për të pasur qasje tek skena programore e TV-së ose një tjetër aplikacion.

Kompania LG jep më tepër detaje në një deklaratë për shtyp: “Linja prej 29 inç IPS 21:9 Ultra e gjerë e LG-së e bën kryerjen e shumë punëve në të njëjtën kohë më të përshtatshme me shtresa reale ekstra të ekranit për paraqitjen e më tepër informacioneve dhe përmbajtjes në një ekran.

I përshtatur mirë për nevojat e profesionalizmit modern, këto paraqitje të veçanta e përmirësojnë më tepër kryerjen e shumë punëve në të njëjtën kohë me një veçori për “Ndarje të Ekranit” në 4 pjesë dhe në dy pjesë.

Këto pajisje të avancuara janë po ashtu ideale për lojtarë dhe amatorët e filmit, teksa përpjesa 21:9 e bën përvojën e shikimit më reale. Seria IPS 21:9 Ultra e gjerë është e përshtatshme për Mac dhe mbështet Lidhjen e Cilësisë së Lartë Mobile (MHL), HDMI dhe DisplayPort, duke shndërruar PC-të në limane të fuqishme për argëtim që kanë mundësi për pasqyrim dhe transmetim të përmbajtjes nga një mori e gjerë e pajisjeve.”

Disa veçori ende duhet të zbulohen për këtë pajisje të re dhe fatkeqësisht nuk ka ndonjë informacion në lidhje me çmimin apo kohën se kur do të jetë në dispozicion për përdorim. (PCWorld Albanian)

LG-

Tags >

LG
Lajmet e fundit>