Harduer

LG lançon smartfonin G3 Stylus

Oct 6 2014
0 Shpërndarje
LG lançon smartfonin G3 Stylus

lg_g3_stylusZyrtarisht LG ka hedhur në treg në Indi smartfonin G3 Stylus i cili mund të blihet për 21,500Rs. Fillimisht i prezantuar në muajin gusht në IFA risia e këtij smartfoni është pajisja me një stilolap që mungoi në versionin LG G3.

Smartfoni ka sistem operativ Android 4.4.2 KitKat. Ashtu si LG G3 ai është i pajisur me UX skin që përfshin opsionet e prekjes dhe shkrepjes. Nëqoftëse përdoruesi hap dhe mbyll një dorë para lentes së kamerës atëherë fotoja do të shkrepet për 3 sekonda. Një karakteristikë tjetër është Knock Code që u përdor si fillim në versionin LG G2 e cila i lejon përdoruesit të hapin telefonin e tyre të sigurt përmes një “pattern”.

Diçka tepër interesante për këtë smartfon është prania e dy dritareve multitasking ku ekrani ndahet në dy pjesë që përdoren për qëllime të ndryshme në kohë të njëjtë. LG G3 ka një ekran 5.5 inch qHD, një procesor 1,3GHz quad-core, 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme. Ai është i pajisur me 2 kamera; 13 dhe 1.3 megapixel dhe fuqizohet nga një bateri 3000mAh. Smartfoni ka përmasa 149,3×75.9×10.2 mm dhe peshon 163 gram. Ai vjen në versionet gold, të bardhë dhe të zi. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>