Harduer

LG lançon televizorin e përthyer OLED 55 inç

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
LG lançon televizorin e përthyer OLED 55 inç
LG TV

LG TV

Erdhi më shpejt se sa pritej. Dy javë pas lajmërimeve të kompanisë LG për lançimin e televizorit të përthyer OLED më vonë gjatë vitit, pajisja e parë 55 inç më në fund bëri debutimin e saj në Korenë e Jugut.

Ky televizor i quajtur 55EA9800, sjell një eksperiencë fantastike në shtëpitë tuaja, ku e gjithë sipërfaqja e ekranit përfshinë gjithë fushëpamjen e syve tuaj.

Televizori është 4.3 milimetra i hollë, peshon 17 kilogram dhe karakterizohet nga WRGB dhe Teknologjia e Color Refiner, që kanë si rezultat imazhe të pastra plot me ngjyra natyrale.

LG 55EA9800 gjendet aktualisht në Korenë e Jugut për prenontime në më shumë se 1400 dyqane të LG-së për një çmim prej 13,500 $.

Mundësia e pajisjes në tregjet e tjera botërore gjithashtu dhe çmimi i tij do të lajmërohen në vazhdimësi. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>