Harduer

LG lançon televizorin më të madh në botë Ultra HD OLED të lakuar

Sep 8 2013
0 Shpërndarje
LG lançon televizorin më të madh në botë Ultra HD OLED të lakuar

TV LGEdhe pse u duk sikur Samsung do të ishte surpriza e konferencës në Berlin me televizorin e parë gjigant 98 inç 4K Ultra HD, supriza erdhi nga një kompani tjetër.

Kompania LG ka bërë paraqitjen e saj surprizë me televizorin me ekran 77 inç, i cili përbëhet nga një teknologji mikse, një panel OLED i lakuar, që e bën unike nga pajisjet e tjera.

LG nuk ka ndarë shumë detaje teknike rreth televizorit, imazhi i shfaqur në ekran është tejmase i pastër dhe i qartë njësoj si një imazh i prodhuar nga televizori LG 55 inç 55EA9800.

Por ky zgjerim i imazhit prej 22 inç e bëjnë këtë eksperiencë të paharrueshme. Në këtë fazë televizori është thjesht një koncept, por nuk ka asnjë dyshim që LG do bëj të pamundurën për të qenë lider midis konkurrentëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGTV OLED
Lajmet e fundit>