Harduer

LG lanson panelin më të hollë LCD në botë

Dec 21 2009
0 Shpërndarje
LG lanson panelin më të hollë LCD në botë

Kompania ka përdorur secilin trik të mundshëm në repertorin e saj për të zvogëluar trashësinë, duke përfshirë përdorimin e një sistemi ultra të hollë të ndriçimit LED dhe teknologjinë përpunuese të filmit optik.

Sipas kompanisë paneli me madhësi 42 inç peshon më pak se katër kilogram, gjë që e bënë ideal për ta vendosur këtë TV në mur. Ai ofron një ratë freskimi prej 120Hz me rezolucion të plotë HD.

“Me zhvillimin e panelit më të hollë në botë LED LCD TV, që është vetëm 2.6 mm i trashë, LG Display edhe një herë ka demonstruar fuqinë e saj teknike për të kënaqur kërkesat e konsumatorëve për rezolucion të lartë dhe produkte me dizajn të hollë” komentoi Dr. In Jae Chung, CTO i LG Display dhe Zëvendës President Ekzekutiv i kësaj kompanie.

“Ne do të vazhdojmë e shpërndarjen e aktiviteteve R&D në mënyrë që t’u ofrojmë konsumatorëve tanë dhe tregut produkte të ndryshme që i kërkojnë”.

LG veçse ka mbajtur një rekord të anoreksisë; në maj ka lansuar panele LCD TV të madhësisë 42 dhe 47 inç, me trashësi prej vetëm 5.9 mm.

LG Display do të paraqet panelin në panairin CES, që mbahet në janar të vitit të ardhshëm në Las Vegas.

Lajmet e fundit>