Biznes

LG merr aprovimin për ndërtimin e një fabrike OLED në Kinë

Dec 26 2017
0 Shpërndarje
Kjo lëvizje erdhi pak ditë pas Samsung tha se do të shiste deri në 200 milion ekrane OLED tek Apple në 2018-ën. LG merr aprovimin për ndërtimin e një fabrike OLED në Kinë

Ministra Koreane e Tregtisë tha ditën e Marte se ka aprovuar planet e LG Display për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të ekraneve OLED në Kinë.

Aprovimi vjen pesë muaj pasi LG Display tha se do të investonte në provincën e Gunagzhou për ndërtimin e një fabrike të madhe të prodhimit të ekraneve OLED duke ju përgjigjur kërkesës në rritje për televizorë OLED.

Ministria tha se aprovimi ishte me kusht që LG të shfrytëzonte materialet vendase në mënyrë të investimi të shkonte drejt Koresë.

Kjo lëvizje erdhi pak ditë pas Samsung tha se do të shiste deri në 200 milion ekrane OLED tek Apple në 2018-ën.

Eshtë raportuar se Apple ka nisur një bashkëpunim me LG e madje konsideruar një investim të mundshëm në LG Display për të fituar pavarësinë nga Samsung. /PCWorld Albanian

Tags >

LG
Lajmet e fundit>