Harduer

LG Mini GD880 me shfletues të ri HTML5

Apr 7 2010
0 Shpërndarje
LG Mini GD880 me shfletues të ri HTML5

LG Mini GD880 do të veçohet me një “Phantom Browser” që do të ofrojë përkrahje të plotë për HTML 5, dhe do të mundësojë që të hapen dhjetë dritare të ndryshme shfletimi në të njëjtën kohë.

Raportohet se konsumatorët potencial gjithashtu do të jenë në gjendje të qasen në shërbime të Google, si Latitude, Gmail, Maps dhe Buzz, në të njëjtën shpejtësi sikurse të ishin duke përdorur desktop PC-në tuaj.

LG Mini GD880 gjithashtu do të ketë një ekran 3.2 inç të ndjeshëm në prekje, kamerë 5 megapikselëshe me njohje të fytyrës dhe auto-fokus të integruar, Wi-Fi të integruar dhe do të punojë mbi sistemin operativ të LG-së, S-Class.

Nuk ka ende detaje rreth çmimit apo rreth datës së saktë të paraqitjes në treg, megjithëse pritet që të paraqitet në shitje më vonë gjatë këtij muaji.

Lajmet e fundit>