Biznes

LG mund të shesë 15-16 milion smartfonë këtë tre mujor të 2014-ës

Jun 14 2014
0 Shpërndarje
LG mund të shesë 15-16 milion smartfonë këtë tre mujor të 2014-ës

LG-G3-1Sipas furnizuesit kryesor më qendër në Tajvan, LG pritet të bëjë dërgesa smartfonësh 15-16 milion këtë tre mujor. Kjo do të ishte një rritje e shëndetshme prej 20 % deri në 30 % krahasuar me tre mujorin e parë.

Rritja e dërgesave mendohet të jetë si rezultat i lançimit të telefonit të më fundit të kompanisë LG G3. Plot 100,000 njësi të këtij smartfoni janë shitur në Kore në 5 ditët e para të lançimit nga fundi i muajit të kaluar.

Burimet shpresojnë se LG do të dërgojë 10 – 12 milion njësi të LG G3. Pajisja është pasardhëse e LG G2, që rezultoi të ishte një model mjaft popullor për prodhuesin.

Ai u vlerësua si një nga smartfonët më të mirë të vitit 2013. LG G3 do të jetë një nga pajisjet e para që do të shkojë në SHBA i cili ka një ekran Quad HD 1440 x 2560 dhe madhësi 5.5 inç. Telefoni përballet me konkurrencën e Samsung Galaxy S5 dhe HTC One M8. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>