Lajmet

LG mundëson kontrollimin e TV-ve të “mençur” nga cilado pajisje

Dec 4 2013
0 Shpërndarje
LG mundëson kontrollimin e TV-ve të “mençur” nga cilado pajisje

lg-smart-tv-alljoynShumë TV të “mençur” nuk janë në kontakt edhe aq me pajisjet e tjera sa do të dëshironim; integrimi synon të jetë bazik, pronësor, ose të dy këto të fundit.

LG së shpejti mund të ketë një zgjidhje më elegante, teksa ka premtuar mbështetjen e AllJoyn në linjën e vet të TV-ve.

Korniza punuese e brenda-ndërtuar e Qualcomm iu mundëson që të kontrolloni aktivitetin në ekran nga cilado pajisje që mund të përdorë AllJoyn, çfarëdo platforme qoftë ajo dhe përdoruesit e sistemeve Android, iOS dhe Windows teorikisht do të mund të luanin lojën e njëjtë në TV.

LG nuk ka thënë se kur AllJoyn do të vijë në setet e veta televizive, por nuk do të ishte befasi nëse ndërmarrja do të zbulonte këto produkte në CES muajin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>