Harduer

LG Nexus 6 mundet të mos prodhohet kurrë

Jun 19 2014
0 Shpërndarje
LG Nexus 6 mundet të mos prodhohet kurrë

gsmarena_001 (2)Nëse do të ekzistojë një smartfon Nexus 6 në të ardhmen me siguri nuk do të prodhohet nga LG, të paktën kështu mendon ish-punonjës i kompanisë që ka dijeni rreth kësaj çështje.

Një publikim ka cituar Ken Hong, drejtor i LG Global Communications duke thënë se ai nuk ka dijeni rreth një smartfoni LG Nexus 6. Duke pasur parasysh se nëse Nexus-i i ri do të vinte këtë fundviti, Hong do të na kishte treguar rreth saj.

Për më tepër thashethemet flasin për një program i tërhequr i Nexus-t, pasi gjërat do të shkojnë në favor të një projekti të ri nga Google i quajtur Android Silver. Kjo do të sillte disa pajisje brenda një viti, jo vetëm një linjë smartfonësh si Nexus dhe mbase nga më shumë prodhues.

Në të kaluarën u tha se LG do të prodhonte pajisjen e parë si pjesë e programit Android Silver, megjithëse atëherë mendohej si pasardhësi i Nexus 6. Mbase kompania po punon në një pajisje Silver që mund të debutojë vitin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>