Harduer

LG nxori në shitje smartfonin karakteristik me ekran të lakuar G Flex 2

Feb 26 2015
0 Shpërndarje
LG nxori në shitje smartfonin karakteristik me ekran të lakuar G Flex 2

LG-G-Flex-2LG njoftoi se ka nxjerrur në shitje smartfonit me ekran të larkuar G Flex 2 në SHBA, Britani, Francë, Gjermani, Hong Kong dhe Singapore ndërsa një debutim global pritet pas eventit të Kongresit Mobil Botëror.

Pas këtij eventi telefoni do të jetë i disponueshëm në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, Europë dhe Azi. Gjatë Kongresit Mobil Botëror me shumë gjasa do të marrim vesh edhe çmimet dhe disponueshmërinë.

Për rikujtim, LG G Flex 2 ofron mbështetje për 4G LTE dhe karakterizohet nga një ekran i lakuar Full HD 5.5 inç. Smartfoni ka në përbërje versionin më të fundit të platformës Android, Lollipop 5.0. Snapdragon 810 dhe 2 GB ofrojnë një performancë të pakrahasueshme.Hapësira e të dhënave është 32 GB, ndërsa këtij telefoni nuk i mungon as mbështetja për microSD.

G Flex 2 ka një kamër të pasme 13 Megapixel dhe frontale 2.1 Megapixel. Të gjitha këto që përmendëm do të fuqizophen nga një bateri 3000 mAh. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>