Lajmet

LG OLED TV nderohet për të tretin vit radhazi nga organizata EISA

Aug 20 2014
0 Shpërndarje
LG OLED TV nderohet për të tretin vit radhazi nga organizata EISA

lg-curved_ultrawide_monitor__34uc97-100373838-largeLG Electronics ka lajmëruar se televizori i saj 4K OLED, Smart+ TV, Soundplate dhe smartfoni ikonë LG G3 janë vlerësuar nga çmimet e Shoqatës Europiane të Imazhit dhe Tingullit (EISA) 2014-2015. LG është kompania e vetme që ka marrë tre vjet radhazi çmim për teknologjinë TV OLED duke forcuar kështu pozitat kryesuese në kategorinë e zbavitjes shtëpiake.

Televizori LG-së 77-inç 4K OLED (model 77EC980V), fitues i çmimit EISA 2014-2015, është i pari që përfshin rezolucionin 4K me një ekran OLED që ka teknologjinë WRGB. Ky kombinim i fjalës së fundit në teknologjinë e ekraneve siguron imazhe të mprehta, të detajuara dhe kontrast të palimituar. Ekrani i përkulur ergonomikisht i televizorit 4K OLED sjell një përvojë shikimi përthithëse dhe një këndshikimi të gjerë. Falë Tru 4K Engine Pro, ky televizor mund të ngrejë rezolucionin e ulët të një materiali afër një cilësie figure Ultra HD.

Fituesi i çmimit për Televiziorin Inteligjent Europian 2014-2015, LG 55-inç Smart+ TV (model 55LB870V) ofron imazhe të qarta Full HD me ngjyra të sakta, kontrast të thellë dhe një kënd shikimi të gjerë. Me platformën e re webOS platform, ky televizor sjell një përvojë përdoruesi të thjeshtë dhe intuitive me akses të lehtë në botën e zbavitjes. Për më tepër, konturet super të holla të dizajnit LG CINEMA SCREEN i japin televizorit Smart+ një pamje elegante, pothuaj pa kufij që e lejon shikuesin të ndihet më afër aksionit në ekran.

Çmimi EISA Tingulli HT Europian 2014-2015 iu akordua LG SoundPlate (model LAB540). i dizenjuar për t’u përshtatur lehtë dhe pa rënë në sy poshtë një TV, SoundPlate-i hollë është një zgjidhje e plotë të gjitha në një. Përveç kanalit 4.1, sistemit të tingullit home theater 320W që përfshin një nënboks aktiv wireless, LAB540 ofron një dëgjues 3D Blu-ray dhe lidhje me Smart TV. Mban Bluetooth, që përdoruesit të mund të shkarkojnë material audio nga pajisje të jashtme.

Smartfoni i shumëvlerësuar LG G3 u nderua gjithashtu nga EISA këtë vit duke marrë çmimin e Smartfonit Europian të Përparuar për 2014-2015. LG G3 vendosi një precedent të ri si një pajisje e zhvilluar kryesisht nga sugjerimet e konsumatorëve dhe filozofia e vet, “Thjeshtësia është inteligjenca e re”. Ekrani Quad HD dhe kamera 13MP OIS+ me autofokusim lazer u dizenjuan për të kapur dhe treguar shpejt momentet speciale të jetës. Softueri i patenetuar i LG G3 sjell risi si Tastiera Smart, Njoftimet Smart dhe Kodi i hapjes me trokitje TM .

“Është një nder i madh që produktet tona vlerësohen nga një organizatë gjerësisht e respektuar si EISA,” tha Hyun-hwoi Ha, president dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë LG Zbavitje Shtëpiake. “LG do të vazhdojë të shtyjë kufijtë e teknologjisë dhe dizajnit në

përmbushje të përpjekjeve tona për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve në të gjithë botën që kërkojnë nga LG më të mirën që industria mund të ofrojë.”

EISA është një organizatë e përbërë nga 50 tituj botimesh nga 20 vende europiane, të fokusuara në të rejat e teknologjisë së tingullit dhe imazhit. I organizuar çdo vit, çmimet vlerësojnë produktet më të mira audio dhe video në 6 kategori: Audio, Video, Home Theater, Fotografi, elektronika për makinat dhe celularë. Çmimet jepen për produkte të reja që përfaqësojnë kombinimin më të mirë të teknologjisë, funksioneve , dizajnit dhe çmimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>