Harduer

LG paralajmëron ardhjen e Q6 më 11 Korrik

Jul 10 2017
0 Shpërndarje
Deri në këto momente nuk ka patur detaje të konfirmuara por sipas një raporti thuhet se LG Q6 5.4 inç Quad HD dhe raport 18:9. LG paralajmëron ardhjen e Q6 më 11 Korrik Photo Source: LG

LG G6 është një prej telefonëve më interesantë të këtij viti ndërsa ditën e sotme LG la të kuptohej mbërritja e një versioni mini të telefonit, LG G6 Mini i cili do të quhet LG Q6.

Gjatë Qershorit prodhuesi Korean solli një model Plus të G6 me 6GB RAM dhe 128GB memorje të brendshme.

Në një video të publikuar në kanalin Youtube, LG përmend datën 11 Korrik si datë debutimi për telefonin ku shfaqet një telefon në madhësinë e LG G6 por vetëm skajet.

Deri në këto momente nuk ka patur detaje të konfirmuara por sipas një raporti thuhet se LG Q6 vjen me ekran 5.4 inç Quad HD dhe raport 18:9. Telefoni fuqizohet nga procesori Snapdragon 430 me tetë bërthama dhe 3GB RAM.

Android Nougat do të vijë i parainstaluar, ndërsa përflitet edhe për një sensor 13 megapiksel. Nëse raportet janë të sakta, atëherë LG Q6 do të jetë telefoni i parë i kësaj linje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>