Lajmet

LG paraqet lojërat për këllëfin Quickcircle TM

Jul 24 2014
0 Shpërndarje
LG paraqet lojërat për këllëfin Quickcircle TM

LG-G3-Quick-Circle-Case-3Për të provuar që QuickCircleTM mund të jetë po aq zbavitës sa edhe funksional, LG ka paraqitur lojën e parë në botë për celularët, të zhvilluar ekskluzivisht për këllëfin me dritare të LG G3-it. Kjo do të thotë që përveçse mund të shohësh orën, të telefonosh apo të bësh foto pa e hapur kapakun, ata që zotërojnë një LG G3 me këllëfin QuickCircleTM mund edhe të zbaviten pak me një lojë falas, Puppy Pop.

Puppy Pop është një lojë mozaiku e zhvilluar nga LG specifikisht për G3-in me këllëfin QuickCircleTM që luhet nëpërmjet dritares së hapur në kapak. Lojtarët grumbullojnë pikë duke bashkuar vijat ndërmjet tre ose më shumë qenushëve identikë, duke hequr sa më shumë nga bordi para se të skadojë koha. Rezultatet mund te bëhen publike në faqet e preferuara të përdoruesit në rrjetet sociale.

Si një përvojë zbavitëse dhe unike për të përdorur këllëfin QuickCircleTM , Puppy Pop përfaqëson gjithashtu përpjekjen e vazhdueshme të LG-së për të krijuar përmbajtje të lëvizshme që zgjerojnë funksionalitetin e produkteve të tij. Puppy Pop është një shembull i elasticitetit të softuerit të LG-së QCircle që mund të gjendet në developer.lge.com për zhvilluesit që duan të krijojnë aplikacione të reja apo funksione për këllëfin QuickCircleTM. Puppy Pop mund të shkarkohet falas nga Google Play Store (play.google.com) dhe LG Smartworld (www.lgworld.com) duke filluar nga 23 korriku. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>