Harduer

LG paraqet në një video orën e parë të mençur G Watch që përdor Android Wear

May 12 2014
0 Shpërndarje
LG paraqet në një video orën e parë të mençur G Watch që përdor Android Wear

LG-G-Watch-1Thashethemet janë që ora e parë e mençur nga LG do të dalë brenda disa muajve të ardhshëm dhe tani kompania ka publikuar videon e parë për G Watch-in që pritet të vijë. Pajisja nuk është thjesht përpjekja e parë nga LG në segmentin e orëve të mençura, por G Watch premton që është pajisja e parë komerciale që përdor platformën Android Wear të Google.

Dihet që G Watch do të shfrytëzojë integrimin e Google Now në Android Wear, që do të jetë rezistues ndaj ujit dhe pluhurit dhe do ta përfshijë një paraqitje gjithmonë të lëshuar – dhe pyetja e vetme që mund të parashtrohet tani është se kur është planifikuar të vijë kjo pajisje. E hëna duket të ketë qenë një ditë e zënë për LG-në, që më herët lajmëroi paraqitjen e tre tabletëve të rinj në seritë e veta G Pad. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>