Harduer

LG përditëson seritë e smartfonëve Optimus L

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
LG përditëson seritë e smartfonëve Optimus L

LGLG ka përditësuar modelet Optimus L të smartfonëve dhe ka planifikuar t’i shfaqë të gjitha të reja për publikun gjatë Mobile World Congress, që do të zhvillohet nga datat 25 deri në 28 shkurt në Barcelonë.

Të gjitha pajisjet do të marrin prapashtesën “II” në fund të emrave të tyre. Pra pas pak ditësh do të njihemi me LG Optimus L3II, L5II dhe L7II.

LG Optimus L7II — smartfoni më i fuqishëm i kësaj linje — do të ketë ekran 4.3-inç WVGA IPS, proçesor 1GHz dual-core, kamera 8-megapixel, 768MB kujtesë RAM dhe 4GB hapësirë të lirë, e cila mund të shtohet përmes kartave microSD cards. Bateria e L7II do të jetë 2,460 mAh, ndërsa sistemi operativ Android 4.1, i njohur ndryshe si Jelly Bean.

Përsa i përket smartfonëve të tjerë të kësaj linje, L5II do të ketë ekran 4-inç WVGA dhe bateri 1,700 mAh battery, ndërsa L3II do të ketë ekran më të vogël prej 3.2-inç QVGA dhe bateri 1,540 mAh.

Lidhur me çmimet apo disponueshmërinë nuk ka asnjë deklaratë zyrtare. E vetmja gjë që dimë për momentin është se Optimus L7II me dy karta do të debutojë në Rusi duke filluar nga java tjetër.

Për të gjitha detajet e tjera, do të na duhet të presim Mobile World Congress. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>