Harduer

LG po punon për orën e re inteligjente me 3G

Sep 27 2014
0 Shpërndarje
LG po punon për orën e re inteligjente me 3G

lg-vc100LG duket se po punon për nxjerrjen e një ore të re inteligjente, sipas dokumentimeve të zbuluara. Ndërsa mbetet e paqartë nëse kjo pajisje do të ketë sistemin operativ Android nga Google, është zbuluar se do të suportojë lidhjen me rrjetin CMDA 3G.

Kjo do të thotë se pajisja nuk duhet domosdoshmërisht të jetë lidhur në një smartfon për një lidhje me network, edhe pse 3G nuk është shumë i shpejtë.

Akoma më në brendësi të dokumenteve të krijuesit të pajisjeve elektonikeve të Koresë së Jugut, janë imazhe të një ore në formë ovale, referuar si LG-VC100. Asgjë më shumë nuk është përmendur në lidhje me anën harduerike të pajisjes.

Përshtatshmëria e saj me CDMA 3G tregon për mundësi lidhje me Sprint dhe Verizon në SHBA. Duke pasur parasysh se ora e LG “G Watch R” ende nuk ka një datë zyrtare lançimi, ekziston mundësia që kompania të marrë gjithë kohën e nevojitur për zhvillimin e LG-VC100. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>