Harduer

LG prezantoi altoparlantin inteligjent ThinQ me Google Assistant

Dec 28 2017
0 Shpërndarje
Me anë të altoparlantit përdoruesit mund të kontrollojnë pajisjet inteligjente ThinQ në shtëpinë e tyre duke përdorur asistentin virtual të Google dhe një aplikacion nga LG. LG prezantoi altoparlantin inteligjent ThinQ me Google Assistant

Ditën e sotme linjës së produkteve të LG ju bashkua një altoparlant inteligjent i quajtur Google Assistant.

ThinQ, siç edhe LG e ka emërtuar, vjen si një produkt i rangut të lartë dhe konkurrent i Google Home Max.

Ai premton cilësi premium të audios falë teknologjisë Meridian Audio dhe mbështetje audio në rezolucion të lartë.

Me anë të altoparlantit përdoruesit mund të kontrollojnë pajisjet inteligjente ThinQ në shtëpinë e tyre duke përdorur asistentin virtual të Google dhe një aplikacion nga LG.

Kjo linjë pajisjesh ThinQ përmban frigoriferë, pjatalarës, lavatriçe e tharëse inteligjente.

Mjafton ti drejtoheni altoparlantit ThinQ me fjalët “OK Google dhe mund të ndizni kondicioneri me dy apo tri komanda.

Kompania vendosi të mos zbulonte detaje të tjera duke i ruajtur për CES 2018-ën.

Aktualisht në treg janë një mori altoparlantësh si Amazon Echo, Google Home, Sons One e madje edhe Apple do të prezantojë HomePod në 2018-ën. /PCWorld Albanian

Tags >

LG
Lajmet e fundit>