Harduer

LG prezantoi një monitor 5K super të gjerë

Dec 21 2017
0 Shpërndarje
Nëse 16:9 nuk mjafton për ju, LG gjithashtu zbuloi modelin 34WK95U, një version 5K super i gjerë i 32UK950. LG prezantoi një monitor 5K super të gjerë

LG zbuloi ditën e sotme disa prej monitorëve më të mirë që do të sjellë pas pak javësh në CES.

I pari është 32UK950, një monitor 4K 32 inç me mbështetje HDR, konektivitet Thunderbolt 3, mbulim ngjyrash P3 98 përqind dhe teknologjinë Nano IPS të televizorëve LED të LG-së.

Në njoftimin për shtyp përmendet HDR600, që thuhet se tregon maksimumin e shkëlqimit prej 600nit.

Nëse 16:9 nuk mjafton për ju, LG gjithashtu zbuloi modelin 34WK95U, një version 5K super i gjerë i 32UK950.

Rezolucioni i tij është 5,120 x 2160 dhe raporti 21:9. Duke qenë se ka të njëjtën sasi pikselësh vertikalisht, emërtimi më i mirë do të ishte 4K super i gjerë.

LG gjithashtu prezantoi një monitor të ri 1440p G-Sync. Kompania nuk dha asnjë informacion për datën e debutimit e as çmimin duke lënë shumë për të thënë në CES 2018-ën. /PCWorld Albanian

Tags >

LG
Lajmet e fundit>