Harduer

LG prezantoi telefonët K3, K4, K8, K10 dhe phabletin Stylus 3

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
LG prezantoi telefonët K3, K4, K8, K10 dhe phabletin Stylus 3

lgkseries5b201612220955081765d-840x514LG ka prezantuar një sërë telefonësh të rinj inteligjentë kur na ndajnë vetëm pak ditë nga evenimenti CES i cili hap siparin më 5 Janar në Las Vegas. Gjigandi Koreano Jugor detajoi katër telefonë të rinj nën linjën K – K3, K4, K8 dhe K10 – së bashku me një phablet i quajtur Stylus 3.

Ky i fundit është më i fuqishmi në mesin e telefonëve të rinj. Ka ekran 5.7 inç me rezolucion 1280×720. Fuqizohet nga një procesor MediaTek MT6750 me frekuencë 1.5 Ghz shoqëruar nga 3GB RAM.

Në pjesën e pasme do të gjeni një kamër 13 megapiksel së bashku me një skaner të shenjave të gishtërinjve. Kamera selfie është 8 megapiksel. Një bateri me kapacitet 3,200 mAh, 16GB memorje e brendshme, laps Stylus dhe Android Nougat 7.0 janë specifika të tjera.

I dyti për nga përfitimet që ofron është K10 me ekran 5.3 inç HD dhe fuqizohet nga i njëjti procesor i Stylus 3. Ka 2GB RAM, 13 megapiksel kamër të pasme dhe një kamër selfie 120 gradëshe 5 megapiksel. Telefoni do të jetë i disponueshëm në 16 ose 32GB, me skaner të shenjave të gishtërinjve dhe bateri 2,800 mAh. Në bord do të gjeni Android Nougat 7.0.

Nëse po kërkoni diçka më të vogël, K8 është një opsion për tu pasur në konsideratë. Telefoni ka ekran 5 inç HD, procesor Snapdragon 425 dhe 1.5 GB RAM. Komponentë të tjerë të harduerit janë: Kamerat 13/5 megapiksel, 16GB memorje të brendshme, 2,500 mAh bateri dhe Android Nougat 7.0.

K4 ka po të njëjtën madhësi ekrani të K8 por me rezolucion 854 x 480 piksel. Siç mund të prisni ka edhe procesor më pak të fuqishëm, Snapdragon 210 dhe vetëm 1GB RAM. Memorja prej 8GB mund të mos mjaftojë për fotot, aplikacionet dhe përmbajtje të tjera megjithatë mund të përdorni kartë microSD deri në 32GB. K4 ka dy kamera 5 megapiksel, bateri 2,500 mAh dhe Android Marshmallow.

I fundit në listë është K3 njëkohësisht edhe më pak i fuqishmi ndër të lartpërmendurit. Ekrani 4.5 inç ka rezolucion 854×480. Vihet në funksion nga një procesor Snapdragon 210, 1GB RAM, 8GB memorje të brendshme dhe bateri 2,100 mAh. LG K3 ka një konfigurim kamerash 5/2 megapiksel dhe vjen me Android Marshmallow.

Të pesë telefonët do të shfaqen në CES në Las Vegas kur LG pritet të zbulojë çmimet dhe disponueshmërinë e tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>