Harduer

LG prezantoi telefonin e ri të rangut të mesëm Q Stylus

Jun 6 2018
0 Shpërndarje
Në fakt ai është më i përafërt me LG Q7 i rangut të mesëm prezantuar së fundi. Ashtu si Q7, Q7 Stylus vjen në tre modele: Q Stylus Plus, Q Stylus dhe Q Stylus Alpha. LG prezantoi telefonin e ri të rangut të mesëm Q Stylus

LG prezantoi ditën e sotme LG Q Stylus, një telefon të rangut të mesëm i cili vjen me një laps stylus të stilit të Galaxy Note.

Sipas LG, telefoni del në shitje në Amerikën e Veriut dhe Azi përpara se të dalë në mbarë botën në tre mujorin e tretë.

Telefoni ka ekran 6.2-inç 18:9 FHD. Pavarësisht ekranit dhe lapsit stylus, telefoni nuk është konkurrent i drejtpërdrejtë i Note.

Në fakt ai është më i përafërt me LG Q7 i rangut të mesëm prezantuar së fundi. Ashtu si Q7, Q7 Stylus vjen në tre modele: Q Stylus Plus, Q Stylus dhe Q Stylus Alpha.

Diferenca kryesore mes tyre është memoria e brendshme dhe RAM që varion nga 4GB dhe 64GB në Q Stylus Plus në 3GB dhe 32GB në Q Stylus.

Gjithashtu Q Stylus Alpha ka kamër të pasme 13-megapiksel dhe jo 16-megapiksel.

LG Q Stylus vjen me procesor 1.5Ghz ose 1.8 Ghz Octa-Core, iP68, UBB-C, skaner dhe bateri 3,300 mAh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>