Harduer

LG prezantoi versionin “Mini” të G6-ës e cila na rezulton një familje telefonësh

Jul 11 2017
0 Shpërndarje
Në pjesën e pasme kamera e dyfishtë është zëvendësuar nga një kamër me sensor 13 megapiksel ndërsa frontalja prej 5 megapiksel ka kënd 100 gradësh. LG prezantoi versionin “Mini” të G6-ës e cila na rezulton një familje telefonësh Photo Source: LG

Pas disa spekulimesh dhe raportesh të vazhdueshme rreth një versioni “Lite” ose “Mini” të LG G6, prodhuesi Korean më në fund prezantoi telefonin në fjalë por me emër tjetër.

LG Q6 ofron dizajnin dhe funksionalitetet kryesore të G6 në një çmim më të ulët sesa flagshipi.

Ka po të njëjtin ekran “FullVision” me raport 18:9 dhe skaje të vogla. Është 5.5 inç dhe ka rezolucion 2160×1080. Korniza metalike vjen nga seritë 7000 prej alumini.

Në brendësi është një procesor Snapdragon 435 dhe bateri 3,000 mAh. Kapacitetet në terësi të telefonit duhej të ishin më të ulëta krahasuar me flagshipin si Wi-Fi 801.11n dhe Bluetooth 4.2.

Në pjesën e pasme kamera e dyfishtë është zëvendësuar nga një kamër me sensor 13 megapiksel ndërsa frontalja prej 5 megapiksel ka kënd 100 gradësh.

Q6 karakterizohet edhe nga një skaner i shenjave të gishtërinjve. Por surpriza e vërtetë është se Q6 na rezulton një familje pajisjesh dhe jo një të vetëm. Janë tre modele: LG Q6+, Q6 dhe Q6a.

Secili prej tyre ka harduerë të ndryshëm. Q6+ ka 4GB RAM, 64GB memorje të brendshme, Q6 ka 3GB RAM dhe 32GB memojre të brendshme dhe Q6a ka 2GB RAM dhe 16GB memorje të brendshme.

Familja Q6 del në shitje në Azi gjatë muajit Gusht ndjekur nga Evropa, Amerika Latine dhe Amerika e Veriut. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG Q6
Lajmet e fundit>