Harduer

LG prezantoi zyrtarisht V35 ThinQ

May 31 2018
0 Shpërndarje
Me V35 merrni një ekran tradicional jo OLED dhe pa “notch.” Ekrani është më i gjërë sesa G7-ës ndërsa kapaciteti i baterisë më i madh prej 3,300 mAh. LG prezantoi zyrtarisht V35 ThinQ

LG zyrtarisht prezantoi ditën e sotme V35 ThinQ. Për nga dizajni është identik me parardhësit V30S dhe V30.

Sa i përket secifikave të brendshme, telefoni kopjon thuajse çdo gjë nga G7 ThinQ. Diferencat e vetme janë ekrani, kapaciteti i baterisë dhe memorja RAM.

Edhe çmimi është një tjetër pikë ku dy telefonët ndahen sepse V35 ThinQ kushton 900 dollarë, plot 150 dollarë më shumë.

Me V35 merrni një ekran tradicional jo OLED dhe pa “notch.” Ekrani është më i gjërë sesa G7-ës ndërsa kapaciteti i baterisë më i madh prej 3,300 mAh.

V35 ka 6GB RAM ndërsa G7 4GB. Por G7 ka bokset Boom Box ndërsa V35 jo.

Specifikat e harduerit:

V35 ThinQ

  • Qualcomm Snapdragon 845
  • Dy sensorë 16-megapiksel në kamerën e pasme
  • 8 megapiksel kamër frontale
  • 64GB memorie plus microSD
  • 6GB RAM
  • 3,300 mAh bateri
  • Android 8.0 Oreo

G7 ThinQ

  • Qualcomm Snapdragon 845
  • Dy sensorë 16-megapiksel në kamerën e pasme
  • 8 megapiksel kamër frontale
  • 64GB memorie plus microSD
  • 4GB RAM
  • 3,000 mAh bateri
  • Android 8.0 Oreo

Lajmet e fundit>