Harduer

LG prezanton me 31 Gusht flagshipin V30

Jul 13 2017
0 Shpërndarje
Ftesa nuk zbulon asnjë detaj lidhur me telefonin përveç një V-je e cila korrespondon me periudhën kur tradicionalisht është prezantuar telefoni i kësaj linje. LG prezanton me 31 Gusht flagshipin V30 Photo Source: LG

LG do të prezantojë gjeneratën e tretë të një prej telefonëve më të spikatur të kompanisë, LG V30 më 31 Gusht.

Në një ftesë dërguar për mediat, LG shkruan “ruani datën” për ditën kur do të bëhet prezantimi i telefonët, një ditë përpara shfaqjes elektronike të IFA-së në Berlin.

Ftesa nuk zbulon asnjë detaj lidhur me telefonin përveç një V-je e cila korrespondon me periudhën kur tradicionalisht është prezantuar telefoni i kësaj linje.

Sa i përket vetë telefonit, ka pasur raportime se do të zhvendoset nga një ekran LED në OLED. Telefoni i parë i kësaj linje debutoi në 2015-ën dhe quhej LG V10.

Kjo linjë u dedikohet konsumatorëve profesionistës falë konfigurimit me dy ekrane, kontrolleve të shumta të kamerës, cilësisë së lartë audio dhe video dhe të tjera aspekteve krijuese.

Sipas insajderit Evan Blass, V30 do të ketë një ekran sekondar i aksesueshëm përmes një shine. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG V30
Lajmet e fundit>