Harduer

LG prezanton dy smartfonët e saj më të rinj, LG Fino dhe LG Bello

Aug 21 2014
0 Shpërndarje
LG prezanton dy smartfonët e saj më të rinj, LG Fino dhe LG Bello

lg_l_bello_lg_l_finoLG sapo ka lançuar dy versione të rinj smartfonësh LG Fino dhe LG Bello të shënjestruar për tregun e telefonëve 3G. Gjiganti Korean gjithashtu ka lajmëruar se kjo seri e re smartfonësh do të paraqitet në ekspozitën IFA 2014, në Berlin, në shtator. LG Fino dhe LG Bello do të fillojnë të hidhen në treg këtë muaj duke filluar që nga Amerika Latine, Europa, Azia, etj. Kompania tha se çmimet e këtyre pajisjeve dhe detaje të tjera do të prezantohen gjatë ekspozitës.

LG Fino përmban Android 4.4.2 Kit Kat dhe ka karakteristika të UX që rrjedhin nga LG G3. Disa nga karakteristikat e G3 UX janë një fjalëkalim i personalizuar, smart keyboard e cila minimizon gabimet në të shkruar në 75% .

Për sa i përket ndërtimit të brendshëm LG ka një ekran 4.5 inç WVGA, 480×800 pixel, procesor quad-core 1.2 GHz , 1 GB RAM, 4 GB memorie, dy kamera, njëra 8 megapixel dhe tjetra 0.3 megapixel dhe bateri 1300mAh. LG Fino ka përmasa 127.5×67.9×11.9 mm dhe do të jetë ngjyrë të bardhë, floriri, të zezë, të kuqe dhe jeshile.

LG Bello ka një ekran FWVGA 480×854 pixel, procesor quad-core 1.3GHz, 1 GB RAM, memorie 8 GB, dy kamera 8 dhe 1 megapixel dhe bateri 2540 mAh. Përmasat janë 138.2×70.6×10.7 mm dhe do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe floriri. (PCWorld Albanian)

LG L BelloLG L Fino

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>