Harduer

LG prezanton G3, një smartfon shumë ekonomik

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
LG prezanton G3, një smartfon shumë ekonomik

Untitled-1A kemi arritur në pikën ku nuk duhet të presim më lançime smartfonash? Sigurisht që jo, kemi ende shumë për të parë. Njëri prej tyre është një smartfon, produkt i kompanisë së njohur LG.

Versioni i G3 është produkti që pritet që LG të nxjerrë në treg. Në prezantimin paraprak G3 është një telefon 5.5 inç screen dhe përmban gjithashtu një laps që duket se rrëshqet brenda në telefon, ndryshe nga versionet e tjerë të Google që kanë pasur një pjesë të veçantë jashtë telefonit ku futej lapsi.

Për fat të keq ky version nuk do ketë atë rezolucion ekrani që ka versioni i mëparshëm i G3. Produkti i ardhshëm pritet të ketë një ekran “modest” 960 x 540 pixel. Ka një procesor quad-core dhe një kamera 13 megapixel.

Mendohet se ky telefon do të ketë një çmim tepër ekonomik dhe do shënjestrojë më shumë njerëzit me të ardhura mesatare. Mendohet se smartfoni fillimisht do të lançohet në Brazil më pas në Azi e Europë. Si shumë smartfonë të tjerë edhe ky do të prezantohet në eventin IFA. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>