Harduer

LG prezanton globalisht smartfonin G2 Mini

Mar 27 2014
0 Shpërndarje
LG prezanton globalisht smartfonin G2 Mini

gsmarena_001LG G2 Mini, versioni kompakt i smartfonit më të mirë të kompanisë, si edhe LG G2, u zbulua në Kongresin Mobil Botëror muajin e kaluar. Në prezantimin zyrtar nuk u dhanë detaje rreth disponueshmërisë së smartfonit, por dihet se kjo pajisje do të jetë e disponueshme në mbarë botën duke filluar nga muajin i ardhshëm.

LG G2 Mini do të jetë i disponueshëm në tre versione dhe katër ngjyra – Titan i Zi, Hënor i bardhë, i kuq dhe ngjyrë të artë, por përzgjedhja e varianteve dhe ngjyrave varet nga shteti ose rajoni ku ndodheni. Lançimi do të fillojë në vendet e komonuelthit e ndjekur më pas nga tregje të tjera si Evropa, Azia, Amerika Latine, Lindja e Mesme dhe Afrika në fund. Çmimi i LG G2 Mini do të varijojë nga një rajon në tjetrin dhe kompania do të njoftojë në javët që do vijnë.

Për t’iu kujtuar, LG G2 Mini vjen me ekran 4.7 inç me rezolucion 540 x 960 pixels dhe ka një procesor 1.2 Ghz Qualcomm Snapdragon 400 ose 1.7 Ghz Nvidia Tegra 4i. Pajisja ka 1 GB RAM, 8 ose 13 megapixel, kamerë të pasme dhe 1.3 Megapixel kamere frontale me hapësirë të dhënash prej 8 GB me mundësinë për ta shtuar këtë hapësirë përmes microSD. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>