Harduer

LG prezanton kondicioner me energji solare

Jun 23 2010
0 Shpërndarje
LG prezanton kondicioner me energji solare

Duke kombinuar energjinë e prodhuar nga moduli qelizor diellor i ngjitur në majë të njësisë së jashtme, ky kondicioner (model FQ232LASS) 28,000 BTU (76 metra katrorë) që vendoset në tokë mund të prodhojë deri në 70 vat energji për orë, duke siguruar energji të mjaftueshme për të realizuar procesin e purifikimit të ajrit .

Si një burim energjie I pastër dhe I rinovueshëm, energjia diellore po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e konsumatorëve që janë të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe atyre mesatarë që kërkojnë të kursejnë në mënyrë afatgjatë në faturat e tyre të energjisë. Kondicioneri  F-Q232LASS jo vetëm ofron kursime të mëdha në koston e elektricitetit, por është dhe ekologjikisht i leverdisshëm. Kondicioneri hibrid I LG-së ndihmon që të zvogëlohen afro 212 kg dioksid karboni për 10 vjet, baraz me rritjen e 780 pishave në të njëjtën periudhë.

“Ky kondicioner i ri hibrid solar kombinon teknologjitë e larta të LG-së të zhvilluara gjatë viteve nëpërmjet ekspertizës sonë në fushat e eficencës së energjisë dhe teknologjisë së kondicionimit, tha Hwan-yong Nho, Drejtor Ekzekutiv I LG Electronics Air Conditioning Company. “Me këtë zhvillim të fundit, LG po ndërmerr një hap më tej si siguruesi numër një në botë për zgjidhjet energjitike që respektojnë mjedisin”

Lajmet e fundit>