Harduer

LG prezanton LG Optimus 2X të bazuar në Android me dual-core

Dec 16 2010
0 Shpërndarje
LG prezanton LG Optimus 2X të bazuar në Android me dual-core

Procesori punon me një shpejtësi 1GHz, dhe ofron përdoruesve shfletim më të shpejtë dhe më të mirë në ueb dhe lojëra, sipas LG.

Telefoni gjithashtu vjen me një ekran 4-inç, memorie 8GB e cila mund të zgjerohet me microSD card, dhe një kamerë me 8 megapiksela në pjesën e pasme dhe një kamera përpara me 1.3 megapiksela.

Videot e rekorduara në 1080p mund të shikohen në HDTV përmes HDMI.

LG është kompania e parë që ka prezantuar smartphone-a me procesorë dual-core, siç është thënë. LG Optimus 2X do të jetë në dispozicion në Kore gjatë janarit si dhe në shumë shtete të Evropës dhe Azisë. Telefoni do të jetë në platformën Android 2.2, por me mundësi të përditësohet në Android 2.3./pcworld.al

Lajmet e fundit>