Harduer

LG prezanton mbushësin më të vogël pa kabëll

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
LG prezanton mbushësin më të vogël pa kabëll

Mbushja pa kabëll (wireless) dhe mbushësit pa kabëll të celularëve këtë vit do të jenë në modë gjithashtu, ndërsa ata që deri më tani i kemi parë zënë më shumë vend sesa vet pajisja.

Për këtë shkak, LG në MWC prezantoi mbushësin më të vogël në botë pa kabëll të quajtur WCp-300 diametri i të cilit është 6,9 cm.

Këto dimensione i sigurojnë kësaj pajisje bartje të thjeshtë dhe të manipulohet në përgjithësi.

WCP-300 është kompatibil me modelet Nexus 4, LG Optimus G Pro dhe Optimus Vu dhe Vu2, ndërsa në shitje në tregun global do të duhej të fillojë me çmimin prej 60 dollarëve. (PCWorld Albanian)

LG wireless

Tags >

bateriLG
Lajmet e fundit>