Harduer

LG prezanton monitorin e parë 21:9 në botë

Nov 9 2012
0 Shpërndarje
LG prezanton monitorin e parë 21:9 në botë

Edhe pse ekranet e gjera të përmasave 21:9 nuk kanë ecur me televizorët HD, LG do të hedhë në treg monitorin EA93 UltraWide LCD për kompjuterët desktopë.

Ai është 29 inç dhe ka një rezolucion prej 2,560 x 1,080, në ndryshim nga monitorët e tjerë 30 inç të cilët kanë rezolucion 2,560 x 1,600 piksel. Megjithatë ai është dukshëm më i hollë se konkurrentët.

Deri në fund të vitit, monitori do të jetë në tregun ndërkombëtar

Ekrani është mjaft i gjerë dhe le hapësirë për të shfaqur disa dritare në përmasa të dukshme ngjitur me njëra-tjetrën.

Në të mund të shohësh disa video njëkohësisht, nga burime të ndryshme meqenëse ekrani ndahet në katër pjesë të barabarta falë softuerit të instaluar automatikisht në të.

Për lidhjen, ai ka një DVI Dual Link, DisplayPort, osesuport HDMI me MHL. EA93 do të lançohet këtë muaj në Kore dhe do të fillojnë shitjet me çmimin 690,000 won (633 $).

Deri në fund të vitit, do të jetë në tregun ndërkombëtar, megjithatë kompania nuk e ka bërë të ditur çmimin në vendet jashtë Koresë. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>