Harduer

LG prezanton monitorin me prekje 23 inç me optimizim për Windows 8

Nov 2 2012
0 Shpërndarje
LG prezanton monitorin me prekje 23 inç me optimizim për Windows 8

Lançimi i Windows 8 nga Microsoft pritet të sjellë edhe prezantimin e një serie harduerësh që do të jenë të dizajnuar posaçërisht për të, në mënyrë që t’i përshtaten sa më mirë nevojave të përdoruesve.

Gjiganti elektronik korean, LG, pritet të jetë një nga prodhuesit më të mëdhenj gjatë kësaj faze. Në fakt, kompania ka zbuluar monitorin Touch 10 ET83.

Ai është një ekran 23 inç, i aktivizuar për të punuar me prekje, që do të jetë i përkryer për t’u përdorur me Windows 8.

Akoma nuk dihet çmimi përfundimtar monitorit

Në këtë mënyrë, do të jenë të aksesueshme të gjitha karakteristikat e reja të sistemit operativ.

Ai ka një panel In-Plane Switching (IPS) panel, dhe rezolucion 1920 x 1080 piksel.

Të 10 gishtat mund të përdoren njëkohësisht në ekran. Seti i Touch 10 do të jetë i disponueshëm në Kore në nëntor (ende nuk dihet çmimi përfundimtar), ndërsa shpërndarja në tregjet ndërkombëtare do të bëhet vetëm pak kohë më pas. (PCWorld Albanian)

Tags >

ekranLG
Lajmet e fundit>