Harduer

LG prezanton muajin e ardhshëm një version 1,800 dollarësh të V35

Jul 27 2018
0 Shpërndarje
Gjigandi Korean gjithashtu është pranë lançimit të flagshipit të dytë të vitit në Shtator. Shitjet e V40-ës pritet të fillojnë në Tetor. LG prezanton muajin e ardhshëm një version 1,800 dollarësh të V35

LG Electronics do të prezantojë muajin e ardhshëm një version super të shtrenjtë të telefonit V35 raportuan mediat lokale.

Telefoni, një edicioni i limituar me çmim prej 1,787 dollarë, do të ketë në përbërje materiale kundër gërvishtjeve, 6GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme sipas Asia Business Daily.

Ata që blejnë këtë telefon do të kenë përfitime shtesë, eksperiencë premium dhe suport teknik veçmas.

Gjigandi Korean gjithashtu është pranë lançimit të flagshipit të dytë të vitit në Shtator. Shitjet e V40-ës pritet të fillojnë në Tetor.

I quajtur “Signature Edition” për herë të parë ky emërtim u vendos në V30 vitin e kaluar dhe kushtonte po aq sa edhe edicioni i këtij viti.

Vetëm 300 të tillë u prodhuan. Signaturë është marka e përdorur për televizorët dhe elektroshtëpiaket super të shtrenjta.

Edhe me produktet për shtëpia LG poston fitime, biznesi i telefonëve ka qenë në humbje prej vitesh.

Në fillim të këtij viti kompania prezantoi markën ThinQ për telefonët për tu fokusuar tek inteligjenca artificiale. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG V35
Lajmet e fundit>