Harduer

LG prezanton smartfonin Aka me 4 versionet e tij

Nov 13 2014
0 Shpërndarje
LG prezanton smartfonin Aka me 4 versionet e tij

lg_akaLG ka prezantuar smartfon të ri Android , i cili është i pajisur me një kasë interesante. Kasa e tij është e pajisur me një palë sy të cilat ju shikojnë fshehurazi. Ky telefon vjen në katër versione të ndryshme, të cilat kanë emrat Eggy, Wooky, YoYO , Soul.

Secili pre tyre ka veçori “personaliteti” të ndryshme. Telefoni Eggy është në ngjyrë të verdhë dhe bie shpejt në “dashuri”, Wooky është i bardhë dhe “trazovac”, YoYo është ngjyrë rozë dhe ka probleme me “dietën” ,ndërsa Soul ka ngjyrë të zezë dhe “pëlqen” muzikën.

Telefoni Aka është me parametra mesatarë dhe bën pjesë tek seritë LG G. Ai ka një ekran me madhësi 5 inç me rezolucion 720 pikselë si dhe operon me sistemin Android 4.4 KitKat dhe fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz. Telefoni ka gjithashtu 1.5 GB RAM, 16 GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Telefoni ka dy kamera, ku kamera e pasme është 8 megapiksel,ndërsa kamera ballore 2 megapikselë. Telefoni gjithashtu mbështet lidhjen LTE dhe bateri me kapacitet 2,610mAh. “Sytë” tek telefoni LG Aka shërbejnë për të sjellë njoftime. Ngjyrat e syve ndryshojnë nga e kuqe në jeshile për të shfaqur emocione të ndryshme. Ky telefon kushton 455 dollarë. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>