Harduer

LG prezanton smartfonin e ri G3 Beat prej 5 inç

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
LG prezanton smartfonin e ri G3 Beat prej 5 inç

g3beat2Kompania LG ka lajmëruar G3 Beat, që është një version i ri i linjës së smartfonëve të saj G3. Me një madhësi të ekranit prej pesë inçësh, G3 Beat është pak më i vogël se sa versioni simotër më i vjetër prej 5.5 inç, por LG thotë që pajisja “përmban veçoritë dhe funksionet më të mira të G3” teksa iu ofron përdoruesve këtë përvojë me një çmim më të ulët.

Pajisja e re përdor Android KitKat, por është më pak e fuqishme se sa G3. Në brendi të G3 Beat ndodhet një procesor katër-bërthamor Qualcomm Snapdragon prej 1.2GHz, ndërsa përfshin 1 GB RAM, 8GB memorie në pajisje – që të dy prej të cilave janë sa gjysma e fuqisë së G3.

Kamera e përparme e G3 Beat është prej tetë megapiksellësh dhe kamera e përparme është prej 1.3 megapiksellësh, që sërish është më e zvogëluar në krahasim me G3, që përmban një kamerë prej 13.1, respektivisht 2.1 megapiksellësh. G3 Beat përfshin një varg të veçorive të G3-shit, si fokusi automatik laserik, prekje dhe kapje, kapje të gjesteve, tastierën e vet të mençur dhe QuickMemo+.

Pajisja do të jetë në dispozicion në tri ngjyra dhe pritet të dalë në shitje duke filluar nga e premtja, e që në fillim pritet të lëshohet në Kore. Më pas është planifikuar që të dalë në shitje me pakicë në Evropë dhe Rusi – ku pritet të quhet “G3 s” – “disa javë” pas këtij lëshimi fillestar, për t’u lëshuar më vonë në mbarë botën. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>