Harduer

LG prezanton tabletint Tab Book i5

Jul 31 2014
0 Shpërndarje
LG prezanton tabletint Tab Book i5

gsmarena_001Kompania LG, së fundmi ka nxjerrë në treg një version të ri të tabletit të saj Windows Tab Book, që do të përdorë vetëm sistemin Android. Tableti i ri me emrin Tab Book i5 është i ngjashëm me paraardhësin e tij nga ana e parametrave, me përjashtim se ky tablet ka procesor me katër bërthama Core i5 me shpejtësi 2.6GHz dhe përdor sistemin operativ Android 4.2.2.

Tab Book i5 ka ekran 11.6 inç full HD IPS si dhe poshtë tij ka tastierë të lëvizshme njësoj si tek versioni paraardhës. Tableti ka gjithashtu 128 GB hapësirë në kartën SSD, 4 GB RAM dhe kartën grafike Intel 4400 HD. Ka gjithashtu edhe dy porta USB 3.0 dhe një portë HDMI, që e bëjnë atë të aftë, duke marrë parasysh faktin që përdor vetëm sistemin Android. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>