Harduer

LG prezanton televizorin më të përparuar të kohës me format 8K

Sep 7 2014
0 Shpërndarje
LG prezanton televizorin më të përparuar të kohës me format 8K

8KLGtv2Para pak kohësh, para se të zhvillohej konferenca e IFA u prezantua televizori me format 4k, i cili u cilësua si televizori më i përparuar dhe pamjen më të qartë të kohës. Shumë njerëz shpenzuan paratë e tyre duke blerë këtë televizor, por tani 4k nuk është teknologjia më e përparuar.

Në konferencën e IFA kompania LG prezantoi një televizor me format 8K, madhësi 98 inç dhe ekran LCD. Kompania deklaron se cilësia e këtij televizori është 16 herë më e mirë se ajo e televizorëve full HD.

LG në konferencën e IFA nuk dha ndonjë specifikim apo informacion të detajuar mbi televizorin, por zakonisht 8K ka rezolucion me përmasa 7,680 x 4,320, të përbëra nga 33 milion piksel.

Ndryshe nga televizorët e tjerë të prezantuar, LG 8K nuk është i lakuar dhe zotëron një paraqitje 120 Hz LCD në vend të panelit OLED. Kompania LG akoma nuk ka i ka vendosur ndonjë emër këtij televizori me format 8K. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGTV
Lajmet e fundit>