Harduer

LG prezanton zyrtarisht smartfonin e saj më të mirë, LG G3

May 28 2014
0 Shpërndarje
LG prezanton zyrtarisht smartfonin e saj më të mirë, LG G3

20140527_171420-730x410LG ka prezantuar zyrtarisht pajisjen Android, smarfonin e shumë përfolur LG G3. Zbuluar në një event që u ndoq në të gjithë globin, prezantimi konfirmon shumë prej thashethemeve të përfolura rreth pajisjes dhe përdoruesit në Korë do të kenë mundësi ta kenë smartfonin që nga java e ardhshme.

Ndërsa LG ka konfirmuar se smartfoni do të jetë i disponueshëm në shtete të tjera duke filluar nga muaji i ardhshëm. Qartësisht i ndërtuar mbi eksperiencën e paraardhësit G2, LG ka përmirësuar disa veçori në G3 për ta bërë atë më elegant duke rritur cilësinë e ndërtimit. Gjithashtu kompania ka ndjekur të njëjtin trend si kompanitë e tjera duke vendosur tek smartfoni veshje të jashtme metalike rezistente ndaj gërvishtjeve.

Një nga përmirësimet më të dukshme dhe të rëndësishme tek LG G3 është ekrani. Paraardhësi i tij ofronte një ekran 5.2 inç (1920 x 1080 pixels), por tashmë është zëvendësuar me një ekran më të madh dhe rezolucion më të madh se saktësisht kemi të bëjmë më një ekran të ri 5.5 inç (2560 x 1440 pixels, 538 pixela për inch).

Përmasat e smartfonit janë 146.3 mm i gjatë, 74.6 mm i gjerë dhe trashësi prej 8.9 mm. Smartfoni vjen më një kamerë të re tashmë prej 13.1 Megapixel me autofokus të pajisur me lazer së bashku me stabilizimin Optik dhe dritë dyfishtë. Veçoria e re e fokusimit me lazer ndihmon në fokusimin e objekteve më shpejt.

Specifika të tjera të pajisjes janë një procesor Quad Core 2.5 Ghz Snapdragon 801, 16 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, 2 GB Ram si dhe një kamerë frontale 2.1 Megapixel. Përsa i përket kamerës frontale, LG dëshiron që ajo të mos quhet një kamerë e zakonshme, por një kamerë Selfie e cila ka disa përmirësime për kapjen e imazheve.

Gjithashtu smartfoni fuqizohet nga një bateri 3000 mAh. Ekziston edhe një model tjetër i smartfonit që ka një hapësirë të dhënash prej 32 GB dhe 3GB RAM. Pavarësisht këtij varianti, LG thotë se ka përmirësuar pajisjen që të funksionojë shpejt dhe mirë edhe me 2GB Ram.

Në një botë e dominuar nga Apple dhe Samsung, LG duhet të ofrojë më shumë përformancë dhe dizajn në pajisjet e saj me qëllim që të konkurrojë sadopak dy kompanitë e lartpërmendura si dhe të ngjallë interesin e përdoruesve për pajisjet e saj. Nëse ja arrin, atëherë Samsung e ka një konkurrent në luftën për dominimin e “Android”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>