Harduer

LG ProBeam është projektori me shkëlqimin më të lartë prodhuar ndonjëherë

Dec 23 2016
0 Shpërndarje
LG ProBeam është projektori me shkëlqimin më të lartë prodhuar ndonjëherë

prnewswire2-a-akamaihd-1440x915Mesa duket “përmbytja” e pasijeve të reja të konferencës CES që po vjen në ditët e para të 2017-tës ka filluar.

LG vendosi të zbulojë detajet e një projektori të ri cili do të shfaqet në CES me të cilin synon të shkundë industrinë dhe përceptimin publik rreth këtyre paisjeve.

Quhet ProBeam dhe funksion me sistem operativ WebOS mbi të cilin LG akoma nuk ka hequr dorë.

Me një shkëlqim prej 2,000 lumens, ky është projektor me ndriçimin më të lartë në botë. LG thotë se projektori kaq aq fuqi sa të përballojë edhe një dhomë të mirëndriçuar.

ProBeam ofron mbështetje për Bluetooth, funksionin e sinkronizimit të LG-së dhe Miracast. Projektori ofron një rezolucion 1080p Full HD.

Çmimi dhe disponueshmëria e tij do të zbulohen në CES i cili fillon më 5 Janar. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>