Harduer

LG publikon aksidentalisht një foto të smartfonit G4

Apr 12 2015
0 Shpërndarje
LG publikon aksidentalisht një foto të smartfonit G4

lg-g4-leak

Supozohej se kompania koreane e elektronikës, LG, do të zbulonte në detaje smartofnin e saj më të mirë në 28 Prill. Të paktën kështu shkruante ftesa por nëse keni dëgjuar për Evan Blass i cili drejton llogarinë @evleaks në Twitter ka publikuar një foto të LG G4. Në këtë foto zbulohen ca detaje kyçe të telefonit të ardhshëm Android. Pjesa e pasme e smartfonit mbulohet nga një material prej lëkure ngjashëm me atë që kemi parë nga ftesa e LG-së ku shfaqej edhe kamera me hapje F/1.8. 

Janë detaje që i kemi parë e dëgjuar nga rrjedhjet e informacioneve në internet. LG G4 do të karakterizohet nga një ekran 5.5 inç Quad HD dhe një bateri 3000 mAh. Ka akoma të tjera detaje të pa zbuluara si çipi në brendësi të G4 që me shumë gjasa do të jetë Qualcomm Snapdragon. Gjithësesi, me këtë rrjedhë që po ecin gjërat, vështirë që LG-ja të arrijë të ruaje ndonjë suprizë për ne deri më datën 28 Prill. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G4
Lajmet e fundit>