Biznes

LG raporton defiçitin e parë financiar që nga 2010

Jan 9 2017
0 Shpërndarje
Kompania Koreano Jugore e elektronisë, LG, njoftoi ditën e Premte se pas gjashtë vitesh kishte pësuar humbjen e parë operative për periudhën Tetor-Dhjetor 2016, një rënie të cilën e analistët ja atribuan shitjeve të dobëta të elektroshtëpiakeve dhe biznesit në rënie që telefonëve. LG raporton defiçitin e parë financiar që nga 2010

Prodhuesi i dytë më i madh në botë i televizorëve pas Samsung, tha se humbja për tre mujorin e katërt ishte 29.36 milion dollar, e para që nga 2010-ta. Megjithatë LG tha se kishte patur rritje të të ardhurave me 1.5%.

LG tha në Tetor se tre mujorin i katërt do të kishte një rënie për shkak të shitjeve të dobëta të elektroshtëpikave, biznesi më fitimprurës i kompanisë në 2016-tën.

Një prej shkaktarëve të një tre mujori të dobët ka qenë padyshim telefoni G5 i cili është parë si një dështim nga industria.

Fushatat promocionale të fundvitit gjithashtu duket ti kenë kushtuar goxha LG-së. Shitja e televizorëve me teknologjinë “liquid crystal” gjatë sezonit të pushimeve, të cilat ishin në fokusin e kompanisë, nuk i sollën fitimet e pretenduara vijuan analistët. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>