Biznes

LG raporton rritje të qëndrueshme gjatë tremujorit të parë të 2010

Apr 29 2010
0 Shpërndarje
LG raporton rritje të qëndrueshme gjatë tremujorit të parë të 2010

LG shënoi shitje të konsoliduara të semestrit të parë 2010 (11.9 miliardë USD) dhe fitim operativ 462 milion USD, duke rritur shitjet 3.7 përqind (mbi 28% në USD) dhe fitim operativ me 2.6 përqind (deri në 26 përqind në USD) vit pas viti.

Të ardhurat e kompanisë LG Home Entertainement u rritën me 20 % në krahasim me një vit më parë pas kërkesave për panelet e sheshta, duke rezultuar në shitje me 4.5 miliardë dollarë USD dhe fitime operative 159 milionë USD. Dërgesat e televizioneve LCD arritën 62 përqind për 5.2 milionë njësi karahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një linjë agresive produktesh televizorësh udhëhequr nga Full LED LCD dhe një porcion më i madh i produkteve premium do të vazhdojnë të drejtojnë fitimet për kompaninë LG Home Entertainement.

Kompania LG Home Appliance tregoi performancë të vazhdueshme pozitive me 8 përqind rritje (33 përqind rritje në USD) në shitjet prej 2.1 miliardë dollarë dhe fitim operativ prej 181 milion dollarë. Shitjet nga tregu përtej oqeanit u rrit me 34 % krahasuar me semestrin e parë të 2009 udhëhequr nga shitje solide në Kinë, Indi dhe Amerikën e Veriut. Kërkesa e tregut në semestrin e dytë pritet të ulet, por kompania do të sigurojë fitim dhe pozicionin lider të tregut nëpëmjet reduktimit agresiv të kostos dhe rritjes së qëndrueshme të  shitjeve.

Kompania LG Businnes Solutions Company regjistroi një rritje të fortë në shitje prej 15.4 përqind vit pas viti me shitje që arritën 1.1 miliardë dollarë me kërkesë të fortë për produkte IT dhe kërkesa solide në tregjet emergjente. Shitjet për produktet e infozbavitjes së makinave u rritën me rigjenerimin e tregut të automobiliave dhe shitjet e monitorëve gjithashtu njohën ngjitje sidomos në Europë dhe Amerikën e Jugut dhe Qëndrore.

Kompania parashikon të ketë rritje në semestrin e dytë të 2010 me rigjenerimin global ekonomik dhe fillimin e sezonit pë biznesin e ajrit të kondicionuar. LG do të vazhdojë të fusë produkte të reja në treg në kategoritë kryesore duke përfshirë smartphones, të investojë fort në kërkim dhe zhvillim dhe marketing dhe të zhvillojë produkte premium në mënyrë që të sigurojë pozicionin e vet në kategoritë përkatëse.

Lajmet e fundit>